
Dita nis me diell, pasdite shtohen vranësirat! Ja parashikimi i motit për sot
👁1185
Kjo e hënë nis me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat Jugperëndimore.
Pasditja dhe mbrëmja do të shtojnë vranësirat në të gjithë vendin tonën, ku më të dukshme pritet të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër.
Nata vonë në veri të Shqipërisë do të sjelli reshje të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët deri në 20°C vlera më e lartë.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë edhe mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 5 ballë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi