“Diaspora do të ketë emra, por…”- Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë, Sali Berisha: 8 vende të sigurta në listë janë për aleatët!

“Diaspora do të ketë emra, por…”- Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë, Sali Berisha: 8 vende të sigurta në listë janë për aleatët!

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se në listën e kandidatëve për deputetë 8 vende të sigurta janë për aleatët.

Berisha deklaroi se koalicioni përfaqëson minimumi 26% të zgjedhësve të Shqipërisë.
Gjithashtu shtoi se diaspora do të ketë emra në listë, por theksoi se ende nuk është përcaktuar nëse do jenë në atë të sigurt apo jo.
 
Sali Berisha: Listat pak a shumë i kanë bërë anëtarët, do të ketë modifikime. Gratë, të rinjtë dhe e them këtu, përfaqësime të komuniteteve që për një arsye apo tjetër nuk ka pozicionin e duhur, s’mund të mbeten pa përfaqësim.
Do të jenë korrigjime fare të lehta, por listat e PD i ka bërë anëtarësia. Kryetarët e qarqeve do të jenë aty për të dhënë mendimin e tyre dhe Kryesia do të vendosë.
Diaspora do të ketë emra në listë, por nëse do ti ketë në listën e sigurt apo jo nuk mund ta them, sepse lista e sigurt nuk është përfunduar.
Koalicioni përfaqëson minimumi 26% të zgjedhësve të Shqipërisë, padiskutim që ky koalicion do të ketë përfaqësim në listat e mbyllura, ky i jep listës së mbyllur një karakter pak më të qartë.
8 vende janë për aleatët, sepse aleatët kanë në rekordin elektoral minimumi 26% të zgjedhësve.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente