Dhurata Çupi: Në mandatin e parë të PD u realizuan 4 vepra madhore, në 3 mandatet e PS nuk gjen një…

Dhurata Çupi: Në mandatin e parë të PD u realizuan 4 vepra madhore, në 3 mandatet e PS nuk gjen një…

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi Tyli tha se nëse bëjmë një krahasim mes mandatit të parë të Berishës si Kryeministër me 3 mandatet e Edi Ramës dallimet janë të dukshme.

“Ne flasim sikur Edi Rama është në mandatin e parë. Po të krahasojmë 2005-2009, mandatin e parë të Berishës, kemi 4 veprat më madhore: Shqipëria në NATO, Liberalizimi i Vizave, rruga e Kombit, si dhe dyfishimi i pagave dhe pensioneve.
Tani nëse krahasojmë këto arritje me mandatet e Edi Ramës nga 2013-2025, nuk kemi asnjë vepër madhore që të krenohet kjo qeveri. S’kemi paga të rritura, as pensionet nuk u rritën. Duhej të kishte një zhvillim të qëndrueshëm në 12 vjet qeverisje, ndërsa nëse kujtojmë Tunelin e Llogarasë na dalin abuzimet, sikundër për Unazën e Tiranës, Belinda Balluku thotë se do të përfundojë në 2027”, tha Çupi në emisionin Open në News24.
Ajo tha se Unaza e madhe e Tiranës është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente