“Dhuna nuk ka vend në demokraci!”- Aksioni opozitar në Kuvend, Ambasada britanike: Partitë politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv!
Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri, ka dënuar kaosin e një dite më parë në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe i vunë flakën karrigeve të tyre jashtë Parlamentit.
Përmes një reagimi në “X”, Ambasada britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.
“Dhuna nuk ka vend në demokraci”, thuhet në reagim, ndërsa më tej dënon veprimtarinë që synon të minojë këto parime.
Reagimi i plotë
Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.
Ambasada Britanike dënon veprimtarinë që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë.
1/2 Violence has no place in democracy. The British Embassy urges all Albanian political parties to engage in constructive dialogue and peaceful parliamentary processes.
— UK in Albania (@UKinAlbania) October 1, 2024
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi