“Dhjetë faktet që nuk fshihen dot!!”- Ervin Salianji reagon nga burgu: Xhafaj përlotet për gabimin “e vogël” të vëllait 22 vjeçar që ishte trafikant! Jam krenar për veten që…

“Dhjetë faktet që nuk fshihen dot!!”- Ervin Salianji reagon nga burgu: Xhafaj përlotet për gabimin “e vogël” të vëllait 22 vjeçar që ishte trafikant! Jam krenar për veten që…

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar për deklaratat e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, të dhëna një ditë më parë në Opinion.Në një reagim të shpërndarë për mediat nga selia blu, Ervin Salianji rendit 10 fakte që sipas tij nuk i fshehin dot.
Sipas tij, “Fatmir Xhafaj dhe dështimi I tij publik për të mbrojtur vendimin e Gjykatës së Apelit që e përgatiti vetë!”. “Nga qelia e burgut po ju parashtroj çfarë deklaroi e mashtroi dhe faktet një pas një të ballafaquara.

Por në parashtresë duhet të them që nënqesh fort me cinizmin që Xhafaj përlotet për gabimin “ e vogël” të vëllait 22 vjeçar që ishte trafikant narkotrafiku me dënim të gjykatës italiane, dhe jam krenar për veten që unë në moshën 20 e ca vjeçare hyja në fushat e kanabisit dhe denoncoja trafikun e drogës të qeverisë. Mjafton kjo pasqyrë e dy fytyrave të realitetit për të nënqeshur me dyfytyrësinë me pafytyrësi”, shkruan Salianji.

REAGIM NGA KABINA TELEFONIKE E ERVIN SALIANJIT
Fatmir Xhafaj dështoi që nëpërmjet mashtrimit të mbronte vendimin e Gjykatës që e ka shkruar vetë!
Deklarimet e tij si çdo montim e sajim tjetër në këtë proçes bien të gjitha në përballje me dokumenta shkencore apo dëshmi zyrtare!
Qarja e tij e stisur nga gëzimi që arriti të përdorë funksionet e tij për të “larë” veten dhe përfshirjen dhe ndihmën që i jep trafikantëve ishte neveritëse!
Xhafaj përlotet për gabimin “ e vogël” të vëllait 22 vjeçar që ishte trafikant narkotrafiku me dënim të gjykatës italiane pas një operacioni të DEA-s Amerikane, ishte krenar që e vazhdonte trafikun bashkë me ndihmën e familjarit ministër dhe me emërimet e drejtuesve të policisë, ndërkohë unë jam krenar për veten që në moshën 20 e ca vjeçare hyja në fushat e kanabisit, takoja ćdo qytetar dhe protestoja për shqetësimet e tyre, denoncoja trafikun e drogës të qeverisë apo bandar kriminale me emra dhe mbiemra, çdo denoncim në 11 vite opozitë mu faktua si i drejtë me kalimin e kohës!
Mjafton kjo pasqyrë e dy fytyrave të realitetit për të nënqeshur me dyfytyrësinë e paturp të një të moshuari që ka 40 vjet që me keto makinacione e ka zyrën në po të njetin vend tek ish Komiteti Qëndror!
Kështu:1. F.Xhafaj tha: ​​Investigimin e ka kryer Salianji!Fakti:​Ylli Rakipi (I përmendur nga Xhafa), ka deklaruar që investigimin e ka autorizuar ai!​Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar më pas që investigimin e ka kryer ai. ​Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin.Të gjitha të dhëna në dosje.
2. F.Xhafaj tha: ​​Prokuroria ka kërkuar 1.6 muaj burg!!
Fakti:​ Prokurorua ka kërkuar 6 muaj konvertuar në shërbim prove.
3. F.Xhafaj tha: ​​Investigimin e ka kryer Salianji!Fakti:​Ervin Salianji, investigimin e ka marrë të gatshëm dhe në fillimet e denoncimit kam ruajtur anonimitetin e dëshmitarëve dhe invetigiesve që më pas i identifikoi vetë Geron Xhafaj! Dëshmitariivetëm kundër tre dëshmive të tjera, del dëshmitariirremë Alizotiicili instruktohet dhe paguhet nga drejtoret e policise qe tw luaje rolin e Gerontit!Ndërkohë ky personazh eshte kontigjent i policisë dhe nuk ka për një komunikim timin me Alizotin!Të gjitha fakte të administruara në dosjet e prokurorisë.
4. F.Xhafaj tha: ​​Vëllai im Geroni në orën 13:30 ka qenë në Fier!
Fakti:​Qelizat telefonike siç do të shihni në tabelën e qelizave telefonike të cilatika prokuroria, qartazi nga ora 12.48 – personat Albert Veliu (babalja) Agron (geron ) Xhafaj dhe Gazetari jetmir Olldashi gjenden në të njëjtin ambjent, localiGeron Xhafaj në Vlorë.
5. F.Xhafaj tha: ​​Komunikimin e ka kryer Salianji!
Fakti:​Tabulatet telefonike tregojnë që komunikimin e ka nisur Jetmir Olldashi me A. Veliun kur na kerkuan mbrojtjen per shkak te investigimit te forte!Dokumenti:
6. F.Xhafaj tha: ​​Salianji ndryshe ka thënë në prokurori ndryshe në publik!Fakti:​Komunikimi ka nisur nga gazetari Olldashi, dhe në cdo deklaratë imen unë kam ruajtur burimin e informacionit dhe dëshmitarin siç e do çdo denoncim me rrezik të lartë.Faktithënë para drejtësisë.
7. F.Xhafaj tha: ​​Përgjimet mes Babales dhe Alizotit tregojnë qe e kane sajuar! Fakti:​Përgjimet e stimuluara duke dhenë para Alizotit drejtuesit e policise, mes Babales dhe Alizotit tregojnë se si Babalja/ Albert Veliu ithotë Fredi Alizotit : “ – Ku hyn ti tek kjo o Fredi”?
8. F.Xhafaj tha: ​​Që ai vetë, Fatmir Xhafaj kishte dhënë dorëheqjen nga posti që të mos ndikonte në çështjen e të vëllait.
Fakti:​Ai qëndroi Ministër derisa e gjithë dosja e të vëllait u kopsit, së pari nuk e arrestoi dhe as e mbajten ne Shqiperi qe te hetohej, ti merrej celulari, komunikimet, komunikimet me drejtuesit e policise, me trafikantet etj.
9. F.Xhafaj tha: ​​Geroni, Vëllai im shkoi ta kryente dënimin pa kërkesë.Fakti:​Shkoi të kryente dënimin sepse kjo ishte e vetmja mënyrë që most ë niste hetimiiri penal për Geron Xhafën nga drejtësia.​Gazetari Jetmir Olldashi la deklaruar më pas që investigimin e kam kryer unë.​Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin. Thelbi i dënimit tim politik eshte i qartë, të denohet denoncuesi dhe të devijohen hetimet që Agron dhe Fatmir Xhafaj të shpetonin nga denimi me burg për trafik dorge në bashkëpunim!
10. F.Xhafaj: ​përmendi Prokurorët e krimeve të rënda dhe SHISH.
Fakti:​Fatmir Xhafaj dhe familjarët e tij duhet ti përgjigjen kësaj pyetje: Përse SHISH, Prokuroria e Krimeve të Rënda, e kishin nën survejim vëllain e tij Geron nëse ai nuk ishte kontigjent sipas tij ishte i pastër? Dhe a e ka ndihmuar ai familjarin e vet nga arrestimi pêr trafikun e drogës duke dekonspiruar operacionet e prokurorisë?!
11. Xhafaj tha nuk eshte dorezuar paisja origjinale!
Fakt. Paisja origjinale eshte dorezuar tek krimet e renda dhe gjykata nuk pranoi ta merrte si prove! Pavaresisht kesaj akt ekspertiza e laboratorit britanik ka vertetuar qe zeri i Agron Xhafajt eshte i njejte/i ngjashem me zerin e publikuar nga ana e Partisë Demokratike!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi