DETAJE/ Dyshohet se uji i pijshëm është përzier me ujërat e zeza, shkon në 56 numri i personave që paraqiten në spitalin e Bulqizës me shenja helmimi

DETAJE/ Dyshohet se uji i pijshëm është përzier me ujërat e zeza, shkon në 56 numri i personave që paraqiten në spitalin e Bulqizës me shenja helmimi

Ka shkuar në 56 numri i personave që janë paraqitur në spitalin e Bulqizës me shenja helmimi.

Gazetari Enver Doçi raporton se disa prej personave janë paraqitur në spital edhe më të vjella, ndërsa rasti është ende duke u hetuar edhe pse ka dyshime për një përzierje mes ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza.
“56 persona deri tani janë paraqitur pranë Spitalit të Bulqizës. Personat që janë paraqitur në spital kanë pasur të vjella. Në Qytetin e Ri po punohet në kanalizime dhe dyshohet se ujërat e zeza janë përzier me ujërat e pastra. Po hetohet se nga ka ardhur helmimi.
Personat e helmuar janë nga Bulqiza dhe njësitë administrative përreth. Ka qenë dhe ditë e shtunë e mund të ketë pasur edhe dasmë. Janë marrë të gjitha analizat. Shëndeti Publik, AKU dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e helmimit”, tha gazetari Doçi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi