Deputetët e opozitës u dërguan në SPAK pas kaosit në Kuvend, Soko: Edhe ata duhet të kallëzojnë mazhorancën për shkelje të Kushtetutës lidhur me Olta Xhaçkën

Deputetët e opozitës u dërguan në SPAK pas kaosit në Kuvend, Soko: Edhe ata duhet të kallëzojnë mazhorancën për shkelje të Kushtetutës lidhur me Olta Xhaçkën

 
Pano Soko, nga Nisma Thurje, ka komentuar dërgimin e deputetëve të opozitës në Prokurorinë e Posaçme pas tensioneve të fundit në Kuvend.

I ftuar në studion e “Open” , Soko u shpreh se opozita duhet të bëjë një kallëzim kundrejt deputetëve të mazhorancës për shkelje të Kushtetutës lidhur me votën për mandatin e Olta Xhaçkës.
“Deputetët e opozitës duhet të bëjnë kallëzim për votat e mazhorancës për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese. Ata kanë shkelur Kushtetutën, duhet të shkojnë në SPAK të gjithë. Vendimet e GJK janë të zbatueshme, jo të diskutueshme. Me votat e tyre është bërë puç shteti. Për këtë duhet ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Soko.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi