![Departamenti i Drejtësisë i SHBA, ICITAP, nis kursin tre javor për 15 hetues të AMP-së! Ambasada Amerikane: Synon të rrisë aftësitë e Oficerëve të Policisë Gjyqësore](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/departamenti-i-drejtesise-i-shba-icitap-nis-kursin-tre-javor-per-15-hetues-te-amp-se-ambasada-amerikane-synon-te-rrise-aftesite-e-oficereve-te-policise-gjyqesore_66f1888d15ab9.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Departamenti i Drejtësisë i SHBA, ICITAP, nis kursin tre javor për 15 hetues të AMP-së! Ambasada Amerikane: Synon të rrisë aftësitë e Oficerëve të Policisë Gjyqësore
Departamenti i Drejtësisë i SHBA, ICITAP, në partneritet me Agjencinë Shqiptare të Mbikëqyrjes Policore (AMP), ka nisur një kurs tre javor për hetimin e krimit për 15 hetues të AMP në Ministrinë e Brendshme.
Përmes një postimit në rrjetet sociale, Ambasada Amerikanë në Tiranë, bën me dije se kursi synon të rrisë aftësitë e Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në hetimin e krimeve, duke përmbushur standardet kombëtare.
“Ambasada e SHBA është krenare që mbështet këtë nismë për më shumë llogaridhënie nga policia në rrugën drejt integrimit në BE”, thuhet më tej në reagim.
Postimi i plotë
Sot, më 23 shtator, Departamenti i Drejtësisë i SHBA – ICITAP, në partneritet me Agjencinë Shqiptare të Mbikëqyrjes Policore (AMP), nisi një kurs trijavor për hetimin e krimit për 15 hetues të AMP në Ministrinë e Brendshme. Ky program, i konceptuar për herë të parë në vitin 2022, synon të rrisë aftësitë e Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në hetimin e krimeve, duke përmbushur standardet kombëtare.
I mbështetur nga zyrtarë të lartë në qeverinë e Shqipërisë, ky kurs ka trajnuar tashmë mbi 160 oficerë dhe vazhdon të krijojë kapacitete në zbatimin e ligjit në Shqipëri. Ambasada e SHBA është krenare që mbështet këtë nismë për më shumë llogaridhënie nga policia në rrugën drejt integrimit në BE.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi