Dënimi i Salianjit/ Pas mbledhjes së Grupit, PD do të mbledhë edhe Kryesinë, cilat janë vendimet që priten të merren
Pas mbledhjes urgjente të Grupit të Partisë Demokratike e cila u zhvillua menjëherë pasi deputeti demokrat Ervin Salianjiu u dënua me një vit burg, pritet që të mblidhet dhe Kryesia e kësaj force politike.
Në këtë mbledhje PD, e cila do të zhvillohet në orën 20:00 do të përcaktojë hapat që do të ndjekë në aksionin e saj politik.
Ndërkohë, të premten pritet që të mlidhen sërish deputetët demokratë, ku pritet të vendosen kushtëzimi i raporteve me Kuvendin.
Kujtojmë se gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për të dënuar me një vit burg Saliajin, për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.
Salianji u shpreh se pavarësisht ketij vendimi, fushatetn do ta vazhdojë, madje sic u shpreh ai ” do ta bej nga burgu”.
“Unë kam bërë një shërbim të madh për interesin publik. Nuk kam bërë një betejë për të vjedhur dhe për të vrarë, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës. Do ta bëj këtë betejë. Në të ardhmen do keni procese jo Babale, por Mamale.
Jam i nderuar, kam një medalje e cila shndrit në të gjithë karrierën politike. Do diskutojmë prapë për ti hyrë procesit në themel.
E gjitha kjo bëhet para para zgjedhjeve. Bëhet për shkak të problematikave që këtë kanë. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme, nuk jam i pari që bëj punë. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu”, tha deputeti i PD.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi