Dënimi i Salianjit me një vit burg, kreu i Grupit të PD: U kam dërguar informacion ndërkombëtarëve
I pyetur nga gazetarët nëse u ka dërguar informacion ndërkombëtareve në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj Ervin Salianjit, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi tha se u ka çuar informacion fillestar informal.
Ndër të tjera Bardhi tha se vendimi i Apelit nuk ka asnjë grimcë drejtësie, ndërsa tha se nuk mund të futet një provë në dosje ditën e gjykimin, pa u shqyrtuar dhe u iu dhënë palës kundërshtare.
“Kam dërguar sigurisht informacion fillestar informal, sepse nga vendimi nuk kanë kaluar 24 orë. Dje nuk kishte asnjë njeri që mund të argumentonte logjikën e vendimmarrjes.
Një njeri, edhe më kamikaz i Edi Ramës, nuk mund të thoshte se ishte vendim drejtësie. Sepse nuk kishte asnjë grimcë drejtësie.
Nuk ka ndodhur kurrë që të thotë gjykata ditën që shpall vendimin, ka sjellë Geroni një letër dhe po e fusim në dosje. Si mund të administrohet një letër dhe të futet në dosje sikur u shqyrtua, kur ti nuk ia ke dhënë këtë provë palës kundërshtare.
As ata nuk e fshehën urdhin që u ka dhënë Edi Rama”, tha Bardhi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi