Dënimi i Salianjit me një vit burg, avokati Sefa: Nuk e kemi pritur vendimin, ka patur shkelje të mëdha të rregullave procedurale
Avokati Indrit Sefa ka deklaruar se dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji me një vit burg nuk e kanë pritur vendimin, pasi sipas tij, me aq shumë rregulla procedurale se janë shkelur nga Gjykata e Apelit, e bënin të pamundur vazhdimin e gjykimit.
Në studion e emisionin ‘Open’ në News24, ai u shpreh se një nga këto shkelje ishte futja e provës sot në mënyrë të beftë në dosje, provë e cila nuk ishte shqyrtuar nga Gjykata e Shkallës së Parë.
“Nuk e presimin vendimin e sotëm sepse në ankimin e paraqitur, kemi vënë në dukje një shkelje shumë të madhe të rregullave procedurale që e bënte të pamundur të vazhdonte gjykimin. Një nga këto shkelje u konsumua dhe sot kur gjykata mori një provë që nuk është marrë kurrë në shqyrtim nga gjykata e shkallës së parë. Ka mbirë në dosje në mënyrë të habitshme.
Nuk mund të futen në dosje kërkesa apo prova që kurrë nuk kanë qenë pjesë e procesit gjyqësor.
Në 2019, Gjykata e Krimeve të Rënda regjistroi një procedim penal për trafik lënde narkotike, bazuar në denoncimin publik të PD-së të bërë nga Ervin Salianji. Prokurori e Krimeve të Rënda bëri hetim dhe konkludoi duke ndarë dosjen, një iu përcoll Prokurorisë së Tiranës për kallëzim të rremë, dhe tjetra mbeti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ne nuk ishim në dijeni të faktit se Krimet e Rënda e kanë pushuar, nuk kemi pasur fare pjesë të dosjes”, tha Sefa.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi