Dënimi i Ervin Salianjit, deputeti i PD-së: Mbas burgosjes politike të Berishës, revanshi vazhdon! Do të vijojë derisa njerëzit të vendosin të përballen me regjimin
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pasi Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg të ligjvënësit demokrat, Ervin Salianji nën akuzën e kallëzimit të rremë.
“Mbas burgosjes politike të Berishës, revanshi vazhdon”, shkruan Tritan Shehu duke shtuar se kjo do të vijojë derisa njerëzit të vendosin, sipas tij, të përballen me regjimin.
“Ky regjim po kthen vitin 1946! Autokracia po kthehet ne diktature! Burgosja e izolimi i deputeteve, deshmi e kesaj!
Mbas burgosjes politike te Berishes revanshi vazhdon. Sot Salianji….
Neser radha ecen, mund te jete e gjate. Askush tashme nuk eshte i perjashtuar, kudo ne Shqiperi.
Deri kur keshtu?! Deri sa njerezit te vendosin te perballen me rregjimin!”, shkruan Tritan Shehu.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi