“Dënim i hapur politik, për të mënjanuar deputetët e opozitës”- Avokati i Ervin Salianjit: Ja hapat ligjorë që do të ndërmarrim

“Dënim i hapur politik, për të mënjanuar deputetët e opozitës”- Avokati i Ervin Salianjit: Ja hapat ligjorë që do të ndërmarrim

Avokati i deputetit të PD, Ervin Salianji e ka konsideruar dënimin e klientit të tij si një dënim politik. Sipas tij provat kanë qenë të fabrikuara dhe që nuk e implikonin deputetin demokrat.

Sipas tij, ky dënim është marrë për të mënjanuar deputetët e opozitës dhe për të mos u përballur më në parlament, por në gjykata.
“Jemi në një dënim politik, të hapur. Qëndrimi i Apelit dhe shkallës së parë ka qenë i njëanshëm, me prova të fabrikuara, me prova që nuk të çonin asgjëkundi.  Jemi para këtij dënimi për të mënjanuar deputetët e opozitës dhe për ti luftuar jo më në parlament, por në gjykatë,. Kuy është një rast i rrezikshëm i bërë nga mazhoraznca për të dënuar kundërshtarët politik”, u shpreh avokati Redi Ramaj.
Avokati paralajmeroi edhe hapa te tjere ligjore: “Çështja është a është i formës së prerë? Sepse mund të jetë vetëm i ekzekutueshëm. Mund të shkohet edhe në Gjykatën e Lartë, që mund të vendosë edhe pezullim ose duhet të vendosë në terësi, në themel të çështjes dhe mund të kemi ndryshime. Duhet pritur rruga ligjore që  do marrë zbardhja e vendimit, do marrë ekzekutimi nga prokuroria dhe më pas rruga parlamentare. Në cdo rast, edhe pse nëni është i qartë kur flasim për vendimin e formës së prerë, parlamenti nuk duhet mënjanuar”, tha avokati i Salianjit, Redi Ramaj per News24.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi