Cila është gjëja më e tmerrshme e Sali Berishës? Ja si përgjigjet deputetja Jorida Tabaku

Cila është gjëja më e tmerrshme e Sali Berishës? Ja si përgjigjet deputetja Jorida Tabaku

E ftuar në emisionin Log. në News24, deputetja demokrate Jorida Tabaku, është pyetur se cila është gjëja më e tmerrshme e Sali Berishës, është përgjigjur duke thënë vendosmëria.

“Vendosmëria është gjëja më e tmerrshme e Sali Berishës. D.m.th. këmbëngulja më duket diçka që…”, tha Tabaku.
Ajo foli ndër të tjera për disa çështje, përfshirë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, profesionet e lira si dhe për rritjen e pensioneve.
Për hapjen e kapitujve me Shqipërinë në muajin tetor, Tabaku tha se kemi 13 vite që presim dhe se proceson duhet ta ndjejnë qytetarët shqiptarë.
“Unë drejtoj komisionin e çështjeve europiane dhe këshillin e integrimit. Së pari, unë mendoj se është qesharake se për një gjë që duhet të kishte ardhur 13 vite më parë, sot të festohet. Kemi 13 vite që presim, nuk ka vend për triumfalizëm. Shqiptarët kanë nevojë ta ndjejnë procesin e integrimit në jetën e tyre dhe besoj që ka ardhur koha në thelb të këtij procesi të vendosim njerëzit dhe jo politikën”, tha Tabaku.
Për pensionet Tabaku tha: “Unë e shikojnë në dy aspekte. Ndërkohë që 400 mijë janë larguar, Shqipërisë i janë rritur pensionistët me 100 mijë nga viti në vit. Pensioni rritet vetëm 25 lekë në ditë. Është asgjë, qoftë në buxhetin e shtetit, qoftë për buxhetin e pensionistëve. Të rrisësh 25 lekë në ditë pensionin, kur çmimet rriten 30%, nuk e di si quhet e majtë qeveria. Pensionet janë një fushë që qeveria po tregon vetë se ka dështuar, sepse veçse ka hapur një gropë në buxhet, kemi plakje të popullsisë”. 
Në lidhje me çështjen e profesionistëve të lirë, deputetja u shpreh duke thënë: “Kemi dorëzuar një projektligj që ka më thelb të tij rumbursimin e pagesës, duke zeruar detyrimet e radhës ose duke i kthyer pas. Është depozituar dhe po kalon procedurën parlamentare. Shpresoj t’i jepet zgjidhje kësaj çështje”. 
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi