
Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, kryeministri Rama krah homologut Albin Kurti dhe presidentit Bajram Begaj
👁1455
Në Vlorë, po zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit, në kuadër të 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Kryeministri Edi Rama shfaqet krah homologut Albin Kurti dhe presidentit të Republikës, Bajram Begajt.
Gjithashtu e pranishme është edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali si dhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.
Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran e të pavarur.
28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi