Censusi 2023/ Meta: Shifrat janë të trukuara. Në Shqipëri ka më shumë apartamente se qytetarë
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat u pyet edhe për publikimin e të dhënave të Censusit, ku tha se shifrat janë të trukuara.
Sipas tij në Shqipëri ka shumë me tepër apartamente sesa individë, duke shtuar se vendi jonë është projektuar për t’u shpopulluar nga njerëzit dhe për t’u shndërruar në parajsë për trafikantët dhe mafian botërore, e po ashtu një vend tërheqës për turistët.
Meta: Shifrat janë të trukuara, ndaj edhe vonesa e këtyre publikimeve është e pajustifikueshme. Mjafton të bëni një krahasim me Kosovën dhe do kuptoni sa mijëra kilometra larg jemi sa i takon standardeve të transparencës.
E sigurtë që sot në Shqipëri ka shumë me tepër apartamente sesa individë, jo familje.
Shqipëria është projektuar për t’u shpopulluar nga njerëzit e saj dhe për t’u shndërruar në një parajsë për trafikantët, mafian botërore dhe natyrisht në një vend tërheqës për turistët.
Të jesh turist në Shqipëri është një gjë shumë e mirë, për shkak të klimës, ushqimit, detit dhe kulturash të tjera. Por ju e dini se cfarë tmerri është të jesh fermer, apo mësues në Shqipëri.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi