“Çdo degë të krijojë ‘librin e zi’”- Berisha paralajmëron: Kush punonjës shteti shkel ligjin do ndëshkohet për krim elektoral! Pas zgjedhjeve pasojat do jenë të rënda nëse…

“Çdo degë të krijojë ‘librin e zi’”- Berisha paralajmëron: Kush punonjës shteti shkel ligjin do ndëshkohet për krim elektoral! Pas zgjedhjeve pasojat do jenë të rënda nëse…

Kreu i PD-së, Sali Berisha u kërkoi kryetarëve të degëve që të krijojnë ‘listën e zezë’ të të gjithë punonjësve të shteti

Berisha tha se do të bëjnë cdo përpjekje që të identifikonë përpjekjet që implikon shtetin në manipulimin e zgjedhjeve brenda apo jashtë vendit.
Sipas tij, çdo punonjës shteti që shkel ligjin jo vetëm që do largohet nga puna, por edhe do të ndëshkohet për krim elektoral.
“Çdo degë duhet ta ketë përparësi absolute, listat e votimit, grupin e punës dhe identifikimin e të gjithë votuesve që nuk janë në Shqipëri. Votues jashtë vendit janë më shumë se brenda vendit.
Ne do bëjmë gjithçka për procedurën më transparente të votimit të tyre. DO bëjmë gjithçka për identifikimin në çdo përpjekje që implikon shtetin në manipulim qoftë më votuesit jashtë qoftë brenda. Do të krijoni librin e zi, të punonjësve që shkelin ligjin, të mësuesve, të drejtorëve të shkollave që shkelin ligjin. Ta dinë që do ndëshkohen për krim elektoral, jo do ikin nga puna se ajo nuk diskutohet, por do ikin të ndëshkuar për krim elektoral.
Ne do qëndrojmë ndaj krimit elektoral me forcën më të madhe. Secila degë të ketë librin e zi. Shteti elektoral është shteti i krimit më të madh kushtetues. Ai nuk duhet të ekzistoje kurrë, shteti elektoral është shteti i diktaturave. Nuk duan të tërhiqen, le të mos tërhiqen, por pasojat do jenë shumë të rënda pas zgjedhjeve”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente