“Burrat që kanë marrë në PS mandate do t’i hedhim në fushë”- Rama tregon si do të ndahen gratë në listat për deputetë

“Burrat që kanë marrë në PS mandate do t’i hedhim në fushë”- Rama tregon si do të ndahen gratë në listat për deputetë

Kryeministri Edi Rama ka treguar se si do të ndahen vendet në listat e mbyllura dhe të hapura të Partisë Socialiste mes burrave dhe grave në zgjedhjet e 11 Majit.

Kreu i PD-së u shpreh se burrat që kanë marrë mandate nga Partia Socialiste do të hidhen në fushë që të meritojnë mandate.
Ndërsa shtoi se gratë do të ndahen në dy pjesë, në listat e hapura dhe të mbyllura, duke shtuar se në këtë të fundit do bëhen pjesë ata që shikojnë një Shqipëri përtej 2030/
Edi Rama: Ne burrat, ata që kanë marrë nga PS mandate, do t’i hedhim në fushë që të meritojnë mandate.
Ndërsa gratë do ti ndajmë në dy pjesë, ato që do të jenë nikoqiret e gjithë këtij procesi në 4 vitet e ardhshme dhe do të marrim përfaqësimin e PS me mbështetjen e të gjithëve ne në pjesën e mbyllur të listave, dhe pastaj vajzat që do të jenë pjesë e listave të hapura.
Ndërkohë që në listat e mbyllura do të kemi djem, vajza, gra, që janë forca e të resë, forca e gruas, e një Shqipërie që shikon përtej 2030.
Ndërkohë në pjesën tjetër të skuadrës do të përfshijmë të gjitha energjitë, eksperiencat dhe të gjithë burrat luftarë do të jenë aty për të shkuar për të fituar në territor vota për PS.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente