Burgosja e Ervin Salianjit, Berisha: Kaloi natën në qeli vetëm sepse guxoi të thoshte të vërtetën e vëllazërisë famëzeze Xhafaj
Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se Ervin Salianji u burgos vetëm sepse, sipas tij, “guxoi të thoshte të vërtetën e vëllazërisë famëzeze Xhafaj”.
Berisha theksoi se Salianji u burgos në një hark kohor maksimalisht të shkurtër nga dhënia e vendimit të Apelit, që e konsideroi verdiktit antikushtetues dhe antiligjor.
Sali Berisha: Mbrëmë, nënkryetari i grupit parlametar të PD, një deputet i ri, guximtar, i cili nuk ka patur ndonjëherë poste të rëndësishme zyrtare, përveç detyrës, misionit fisnik të besuar nga qytetarët dhe PD, si deputet i zgjedhur i tyre dhe nënkryetar grupi, u burgos me urdhër të Edi Ramës në një hark kohor maksimalisht të shkurtër nga dhënia e verdiktit antikushtetues, antiligjor, të gjykatës së kontrolluar fund e krye nga Edi Rama.
Kjo natë të cilën Ervin Salianji e kaloi në qelitë e burgut vetëm e vetëm se guxoi tu thotë shqiptarëve të vërtetën e vëllazërisë famëzezë Xhafa, të lidhur kokë e xhep me Edi Ramën.
Është një natë e zezë për të gjithë shqiptarët të cilët besojnë tek e vërteta, të cilët jetojnë, rrisin fëmijët e tyre, pavarësisht nga bindjet politike, me mundin, djersën dhe ndershmëri, të cilët konsiderojnë trafiqet e drogës dhe kriminale, konsiderojnë lidhjet e pushtetit me trafiqet dhe krimet, si një nga kërcënimet më serioze të tyre, fëmijëve të tyre dhe vendit të tyre.
Por kjo ishte një natë feste për vëllazërin Xhafaj, vëllazërin Bajraj, dhe të gjitha vëllazëritë e mafias dhe drogës në Shqipëri, sepse ato panë të gozhduar, panë në pranga, panë në qeli, deputetin e ri guximtar që u provoi shqiptarëve se Geron Xhafaj, jo vetëm ishte i dënuar në Itali, për trafik ndërkombëtar droge dhe ndiqej në Venezuelë, jo vetëm se fshihej në Vlorë ndaj kërimit ndërkombëtar, i mbrojtur nga vëllaçkoja i tij dhe kontrollonte lojërat e fatit.
Sepse këto diheshin.
Por Ervin Salianji u faktoi shqiptarëve nëpërmjet publikimit të regjistrimit të një gazetari të guximshëm se vëllazëria Xhafaj me Geronin vazhdoni trafiqet nga porti i Vlorës dhe se pushteti i drogës dhe krimit të Edi Ramës, pasi zëvendësoi Saimir Tahirin dhe Habilajt e tij, u dha ‘karta bianka’ vëllazërisë Xhafaj, e cila përveç trafiqeve dominonte me Olsin, lojërat e fatit.
Po kjo ishte një festë për mafian e drogës shqiptare, kudo që ndodhet, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Dubai, Meksinë dhe Bruksel e kudo.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi