“Bufin lëreni në fatin e vet”- Rama: Kujtuan zhapikët e vegjël se u bë këneta kos dhe o burra në primare! Lista e kundërshtarit, për të qenë në opozitë, kur të humbin do thonë “na i vodhën”

“Bufin lëreni në fatin e vet”- Rama: Kujtuan zhapikët e vegjël se u bë këneta kos dhe o burra në primare! Lista e kundërshtarit, për të qenë në opozitë, kur të humbin do thonë “na i vodhën”

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë ku u prezantuan edhe kandidatët për qarkun e Tiranës kërkoi votën më 11 maj, me qëllim që Shqipëria të futet në BE.

Teksa ironizoi Berishën tha se “lëreni bufin në fatin e vet”. Rama krahasoi edhe kandidatët për PS dhe të koalicionit opozitar. Sipas tij, kandidatët për deputetë të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore janë për të qëndruar në opozitë dhe jo për të marrë qeverinë.
“Ajo lista e mbyllur është një gropë ne pemë, bufi i kënetës aty dhe bufat e vegjël që i ka mbledhur. Ajo është listë për opozitë jo për të marrë qeverinë. Që kur të humbë bufi të bëjë atë që ka bërë gjithmonë na i vodhën, revolucion, që mos ketë aty një që të dalë dhe ti  thotë o buf boll”, tha Rama.
Edi Rama: Ty të kërkohet që bufin e kënetës ta lësh në fatin e vet dhe me votën tendë ti buzëqeshësh fatin e Shqipërisë, Shikoni në Tiranë, shikoni listën e mbyllur këtu në tiranë. Lista jonë e mbyllur është me njerëz të rinj, ka një moshë shumë të re sesa lista e tyre e mbyllura, ka më shumë gra dhe vajza e mbyllur dhe ka aty brenda ekzakësisht filozofinë e kësaj skuadra dhe vizionit tonë, një parti e re për Shqipërinë në BE. Ne sot jo vetëm që duam të marrim mandatin e katërt, por me këtë skuadër kemi  bërë një investim për PS 2030. Merre shiko listën e tyre të mbyllur.
Ajo lista e mbyllur është një gropë ne pemë, bufi i kënetës aty dhe bufat e vegjël që i ka mbledhur. Ajo është listë për opozitë jo për të marrë qeverinë. Që kur të humbë bufi të bëjë atë që ka bërë gjithmonë na i vodhën, revolucion, që mos ketë aty një që të dalë dhe ti  thotë o buf boll.
Kujtuan ata zhapikët e vegjël të kënetës që plasi peshku, u bë demokraci, primaret. Kujtuan se u bë këneta kos, dhe o burra në primare. I pari në primare ai i Kavajës. Merreni listën dhe kërkojeni, nuk është. Se e ka ngrëne bufi. E të tjerë aty.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi