Bonusi i fundvitit, kryeministri Rama jep lajmin: Sa do të përfitojnë pensionistët! Ja kur do të fillojë shpërndarja e parave

Bonusi i fundvitit, kryeministri Rama jep lajmin: Sa do të përfitojnë pensionistët! Ja kur do të fillojë shpërndarja e parave

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se bonusi i fundvitit për pensionistët do fillojë  nga java e dytë e dhjetorit.

Rama u shpreh se të moshuarit që marrin pensione deri në 20 mijë lekë të vjetra, do përfitojnë 150 euro bonus për fundvitit. Ndërsa, ata me pension mbi 20 mijë lekë të vjetra do përfitojnë 100 euro bonus.
“Të gjitha këto para do të fillojnë të disbursohen duke filluar nga java e dytë e dhjetorit”, u shpreh kreu i qeverisë.
Kryeministri Rama theksoi se bonusi i pranverës do të edhe në mandatin e katërt duke u shprehur se “do të vazhdojmë ta mbajmë në raport se çfarë na sjell më shumë se parashikimi rritja ekonomike”.
Edi Rama: Është fazë e re që lidhet me një nivel të ri të ekonomisë na jep mundësinë që sot në pak ditë të marrim një vendim, që para 2-3 vitesh, do të ishte i paimagjinueshëm.
Vendimi për të vënë nga buxheti i shtetit 100 mln euro pensionistët drejtpërdrejt dhe që pensionistët që i kanë pensionet deri ne 20 mijë lekë të reja do të marrin 150 euro dhe ata mbi 200 mbi lekë do ta marrin 100 euro, të gjitha këto para do të fillojnë të disbursohen duke filluar nga java e dytë e dhjetorit.
Por, jo vetëm kaq, por ky nivel i ri i ekonomisë tonë na jep mundësinë të mendojmë dhe të mundemi dhe të nxjerrim mënjanë edhe një fond tjetër po përsëri për pensionistët  për një bonus tjetër që s’ka qenë më parë, një bonus të pranverës që do të jetë një bonus që edhe në mandatin e katërt do të vazhdojmë ta mbajmë në raport se çfarë na sjell më shumë se parashikimi rritja ekonomike.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi