“Boll kemi pritur”- 34 vjetori i themelimit të PD, mesazhi i Ervin Salianjit nga burgu: E nesërmja për ne demokratët është sërish betejë! Do jemi bashkë për të festuar triumfin

“Boll kemi pritur”- 34 vjetori i themelimit të PD, mesazhi i Ervin Salianjit nga burgu: E nesërmja për ne demokratët është sërish betejë! Do jemi bashkë për të festuar triumfin

Në 34-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, ish deputeti i PD, Ervin Salianji ka përcjellë një mesazh nga qelia ku ai vuan dënimin me 1 vit burg.

Salianji thotë se do të donte të ishte i pranishëm, qoftë edhe për disa orë për t’iu gëzuar -siç shprehet ai – rrugës që demokratët ndërtuan për shqiptarët.
“E nesërmja për ne demokratët është sërish betejë ku duhet të  zotërojmë rrugët në qëndresë, rezisdencë dhe protestë”, tha Salianji.
Më tej ai u shpreh se “goditjet e presionet janë reflektim i zi i gropës ku janë zhytur mes vetes socialistët e pushtetit dhe ku me këto forma të represionit kërkojnë të mbajnë me forcë pushtetin. Pasi bënë pakt me djallin  dhe e shitën Shqipërinë në krim dhe korrupsion sot përpëliten në frikë dhe mjerim”.
“Është e qartë se shqiptarët edhe kur na gjykojnë, kritikojnë e bëjnë nën ankthin që ne të veprojmë, të jemi më të fortë, sepse nga ne varet jeta e të gjithëve” tha më tej ish deputeti i PD.
“Zgjedhjet po vijnë, ne do të jemi bashkë për të festuar triumfin e të mirës mbi të keqen. Asgjë nuk i ndal demokratët”, tha Salianji, i cili u shpreh se “qytetarët na presin dhe ne boll kemi pritur”.
MESAZH I PLOTË
Demokrate e demokratë,
Miq, shokë,
Bashkëpunëtorë e kolegë,
I nderuar z. Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Dua t’ju përshëndes sot nga zemra çdo demokrat, të reja e të rinj, gra e burra në të gjithë Shqipërinë, me të cilët kemi vite që luftojmë e bëjmë beteja.
Jeni Ju demokratët e palodhur që i keni dhënë dhe i jepni shpirt kësaj partie, kësaj force politike.
Do doja të isha sot aty me ju, e qoftë dhe për disa orë  t’i gëzoheshim bashkë rrugës që demokratët ndërtuan për shqiptarët. Fatkeqësisht Shqipëria sot është larg asaj që mendohej kur Partia Demokratike u krijua.  E duke e ditur këtë e nesërmja për ne demokratët është sërish betejë ku duhet të zotërojmë rrugët, në qëndresë, rezistencë e protest pikërisht sepse shqiptarët fatkeqësisht çdo ditë e më shumë marrin rrugët për shkak të keq qeverisjes.
Nga ku unë jam, është vështirë të veprosh, por  bëhet shumë e qartë se çfarë duhet të mendosh e ndërtosh.
Është kaq e qartë që goditjet presionet, represionet janë reflektimi i zi i gropës ku janë zhytur mes vetes socialistët e pushtetit e ku me këto forma e metoda të represionit kërkojnë të mbajnë pushtetin me forcë e me dhunë pasi nuk kanë asgjë që ti ofrojnë qytetarëve. Pasi bënë pakt me djallin dhe e shitën Shqipërinë në krim e korrupsion, sot përpëliten në frikë e në mjerim.
Është e qartë çdo çast që shqiptarët edhe kur na gjykojnë edhe kur na kritikojnë e bëjnë  nën ankthin që presin që në të veprojmë. Të jemi më shumë , më të fortë sepse nga ne varet jeta e të gjithëve. Mos presim mbështetje nga ata që forcë nuk kanë, as mirëkuptim nga ata që fuqitë I kanë lënë.
Është e qartë që Ata na presin, që qytetarët na presin e NE boll kemi pritur! Sepse sot më shumë se kurrë jemi politikisht më të rritur, më të fortë, më të bashkuar!
Kur e kam nisur rrugëtimin tim në këtë forcë politike  që ne gjimnaz me angazhimet që një I rim und të ketë nuk e kam menduar që sot në fund të vitit 2024 do  ju përshëndesja nga një kabinë telefonike e burgut të Fierit ku po mbahem I dënuar për shkak të një denoncimitë një conference për shtyp, të një dëshmie e fajtuar, e provuar si e vërtetë ç’ka solli Brenda disa orësh dorëzimin e një trafikanti ndërkombëtar droge të lidhur me qeverinë në burgun e Italisë. Kjo nuk flet vetëm për mua por për ditët e vështira në të cilat Shqipëria po kalon dhe kur ka Shqipëria ditë të këqija kur kjo ndodh janë gjithnjë demokratët që duhet të gjejnë zgjidhjen, janë gjithnjë demokratët, që duhet të japin shpëtimin.
Dua të nxis sot të gjithë miqtë e mi, të angazhohen më shumë se asnjëherë më parë, për ta sjellë ndryshimin që i duhet vendit. Çdo minutë, çdo orë me pasion e përkushtim. Zgjedhjet po vijnë. Ne do të jemi bashkë për ta festuar triumfin e të mirës mbi të keqen. Asgjë nuk i ndal demokratët.
Zoti i bekoftë demokratët! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente