
Boksi në zi, ndahet nga jeta “Mjeshtri i Sportit” Kapllan Uka
👁12911
Postuar: Tetor 22, 2024 | 21:57
Një lajm i hidhur për sportin dhe boksin shqiptar. Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare kampioni i boksit, “Mjeshtri i Sportit”, Kapllan Uka.
Një figurë e shquar e ringut, i cili kontribuoi për disa dekada për zhvillimin e boksit në Shqipëri. Gazeta “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet familjes Uka për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në datën 23 Tetor 2024, ora 14:00, funerali pranë ish-NSHRAK-ut.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi