BOKS/ Kampioni kuqezi ndalet në çerekfinale, Alban Beqiri del me kokën lart nga Europiani

BOKS/ Kampioni kuqezi ndalet në çerekfinale, Alban Beqiri del me kokën lart nga Europiani

Shqipëria ka mbyllur konkurrimin e saj në Kampionatin Europian të Boksit, aktivitet që po zhvillohet që prej datës 18 prill në Beograd. Pasi kishte fituar dy ndeshjet e para, fillimisht ndaj rumunit Marcel Nistreanu dhe më pas kundër kroatit Petar Kresimir Knezeviç, Alban Beqiri u ngjit sot në ring për ndeshjen çerekfinale të peshave 71 kg. Kampioni kuqezi kishte përballë turkun Erdemir Tugrulhan, një rival shumë i fortë dhe me eksperiencë të madhe në kompeticionet ndërkombëtare. Ndërsa ky duel e fuste në zonën e medaljeve fituesin. Ndonëse provoi të jepte më të mirën, Beqiri nuk ia doli, pasi triumfi shkoi...

Burimi: Panorama.com.al