“Bojkotoni mësimin ditën e hënë”, Berisha thirrje nxënësve: Rama kërkon të varë në sheshin Skënderbej TikTok, sepse e kritikoni ju

“Bojkotoni mësimin ditën e hënë”, Berisha thirrje nxënësve: Rama kërkon të varë në sheshin Skënderbej TikTok, sepse e kritikoni ju

Kreu i PD-së Sali Berisha foli sot për protestën e opozitës kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok.

Berisha tha se protesta e 15 Marsit do jetë protesta më madhështore që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.
Gjithashtu Berisha i bëri thirrje prindërve që mos të çojnë fëmijët në shkollë  ditën e hënë. Berisha kërkoi që nxënësit të bojkotojnë mësimin, për të treguar qëndresën e tyre kundër mbylljes së TikTok.
Berisha: Së pari protesta e nxënëseve studenteve të rinjve para kryeministrisë do jetë protesta më e bukur më madhështore që ka njohur Shqipëria deri më sot. Protesta kundër censurës, me të cilën çdo fëmija i çdo moshe që ka smartphone del e bëhet luftëtar  kundër  diktaturës në mbrojtje të TiokTok dhe kundër narkodiktarturës. Aty ku fillon censura fillon diktatura.Kam dhe një thirrje tjetër të fillojë bojkoti i mësimeve, po ja vlen të dashur fëmijë. Rama kërkon të varë në sheshin Skënderbe TikTok, sepse e kritikoni ju, prandaj filloni grevat. Greva huaj është të bojkotoni mësimin që ditën e hënë. Do të ishte madhështore të mungoni sa më shumë, orën e parë gjë madhështore që të mungonin sa më shumë,. U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë ditën e hënë  në mësim.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente