Berisha zyrtarisht nën akuzë, Gjata: Dosja ka gënjeshtra të trasha! Jemi para zgjedhjeve dhe…
Juristi dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Çlirim Gjata, ka komentuar vënien zyrtarisht në akuzë për ‘korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim’ ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për dosjen Partizani.
Sipas Gjatës, dosja ka gënjeshtra të trasha dhe akuza vjen në një moment kur vendi ynë po u afrohet zgjedhjeve parlamentare.
“Jemi para zgjedhjeve, fillon fushata, dhe Edi Ramës i duhet një opozitë pa Sali Berishën”, tha ai.
“Jurisprudenca është një dosje me 12 faqe, nëse do të bësh një dosje sa më të trashë, 99% e tyre nuk tregojnë asgjë, thjesht bëhet propagandë. Në atë dosje ka gënjeshtra të trasha. Jemi para zgjedhjeve, fillon fushata, dhe Edi Ramës i duhet një opozitë pa Sali Berishën.
Logon dhe vulën ia dhanë se ishin 500 mijë vota nga pas. Këto ishin votat që mori Sali Berisha ka logo e vulë në zgjedhjet e fundit.
Ky është turp i SPAK, gjithçka është llogaritur me datën e zgjedhjeve. Edi Rama ka frikë nga Sali Berisha, e patë sot dy orë ishte i lirë dhe çfarë ndodhi. Jemi në kushtet në një Bjellorusie me kreun e opozitës në burg, jemi në kushtet e një Rusie që lideri i opozitës u vra në burg, në kushtet e një Venezuele ku lideri i opozitës iku në Spanjë se kërkuan ta arrestojnë”, tha Gjata.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi