“Berisha, tashmë i lirë”- Zbardhet SMS-ja për strukturat e PD-së, ja kur pritet të mbërrijë në selinë blu ish-kryeministri

“Berisha, tashmë i lirë”- Zbardhet SMS-ja për strukturat e PD-së, ja kur pritet të mbërrijë në selinë blu ish-kryeministri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të shkojë në selinë blu disa orë pas GJKKO revokoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar ndaj tij.

Në një mesazh, strukturat e PD-së janë lajmëruar se kryedemokrati do të mbërrijë në selinë blu në orën 13:30.
“Pershendetje. Nje lajm i mrekullueshem. Doktor Berisha tashme i lire. Ne oren 13.30 te gjithe selia qendrore e PDSH per te pritur Liderin tone historik”, thuhet në mesazhin e dërguar drejt demokratëve.
GJKKO mori sot vendimin për lirimin e Sali Berishës, i cili ndodhej në arrest shtëpie prej datës 30 Dhjetor 2023.
“Sot, më datë 27.11.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenet 228, 229, 230, 237 dhe 260 të K.Pr.Penale ka vendosur pranimin e kërkesës së kërkuesit të pandehurit Sali Berisha dhe revokimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”,”– thuhet në vendim.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi