
Berisha premton: Nafta asnjë qindarkë më shtrenjtë se në Kosovë! Energjia elektrike do të ulet, për biznesin do të jetë 6 lekë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se me ardhjen e tij në pushtet do të ulet çmimi i energjisë elektrike për familjet e bizneset, si edhe nafta.
Ai deklaroi se “nafta nuk do të jetë as 1 qindrarkë më shtrenjtë se në Kosovë që e merr nga Durrësi dhe e shet 40% më lirë”.
Berisha theksoi se energjia elektrike do të ulet, ku për bizneset do të jetë 6 lekë.
Sali Berisha: Nafta, jo more nuk mund ta paguajë shqiptari, vihen para problemit të kenë apo jo makina? Të kenë sa më shumë makina dhe nafta nuk do të jetë as 1 qindrarkë më shtrenjtë se në Kosovë që e merr nga Durrësi dhe e shet 40% më lirë.
Energjia elektrike do të ulet, do të jetë 7 lekë, me të gjitha përllogaritjet, mund të jetë edhe më lirë por po them 7 lekë.
Për biznesin do të jetë 6 lekë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi