Berisha me akuza zyrtare, vjen reagimi i parë nga mazhoranca, deputeti i PS: E ftoj të bëhet burrë dhe të mos i arratiset përgjegjësisë me retorikë politike
Pas akuzës zyrtarë që iu komunikua sot Sali Berishës për korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim, ka ardhur edhe reagimi i parë nga mazhoranca.
Në një reagim në Facebook, deputeti i PS, Petro Koçi thotë se ai është akuzuar për një çështje që në bëmat e tij zë një vend të vogël.
Deputeti socialist thotë se shteti ligjor po fiton terren mbi kampionet e korrupsionit, ndërsa e ftoi Sali Berishën “të bëhet burrë dhe të mos i arratiset përgjegjësisë me retorike politike”.
“Njeriu i shtetit paralel, revolucionari komunist i antikomunizmit, sundimtari absolut i Partise Demokratike po paguan bëmat për te cilat nuk ja ka fajin as SPAK, as PD, as PS as Edi Rama, as Altin Dumani, por vetëm makutëria e pakontrolluar e fëmijëve dhe dhëndrit te tij për tu pasuruar.
Berisha u “zgjodh” ne krye te PD pasi u shpall non grata dhe pasi mori vesh hetimet e SPAK per procesin e korruptuar “antiPartizani” duke shpresuar se kjo do ti garantonte imunitet”, shkruan deputeti socialist.
Reagimi i plotë
Berisha perfundon si i akzuar per korrupsion. Per nje ceshtje qe ne bemat e tij ze nje vend te vockel.
Publiku do mirepriste hetimin serioz e te plote per ceshtje me te renda ku ben pjese edhe vrasja shteterore ne bulevard e 4 protestuesve te opozites socialiste.
Gjithesesi diten e sotme mund ta deklarojme si diten kur ne kete Republiken me SPAK flet drejtesia dhe shteti ligjor. Eshte dite qe deshmon se pandeshkueshmeria po mundet dhe se karma e ligjit nuk harron gjithmone.
Njeriu i shtetit paralel, revolucionari komunist i antikomunizmit, sundimtari absolut i Partise Demokratike po paguan bëmat për te cilat nuk ja ka fajin as SPAK, as PD, as PS as Edi Rama, as Altin Dumani, por vetëm makutëria e pakontrolluar e fëmijëve dhe dhëndrit te tij për tu pasuruar.
Berisha u “zgjodh” ne krye te PD pasi u shpall non grata dhe pasi mori vesh hetimet e SPAK per procesin e korruptuar “antiPartizani” duke shpresuar se kjo do ti garantonte imunitet.
Shteti ligjor po fiton terren ditadites mbi kampionet e korrupsionit.
E ftoj Berishen te behet burre dhe te mos i arratiset pergjegjesise me retorike politike.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi