Berisha i pandehur nga SPAK, ish-prokurori: Nuk ka gjasa të lehtësimit të masës së sigurisë për ish-kryeministrin

Berisha i pandehur nga SPAK, ish-prokurori: Nuk ka gjasa të lehtësimit të masës së sigurisë për ish-kryeministrin

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka komentuar marrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha si të pandehur nga SPAK, për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Beci u shpreh në studion e emisionit ‘Open’ se nga pikëpamja procedurale nuk ka shumë gjasa që Berishës t’i lehtësohet masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, deri në përfundim të gjykimit.
“Në aspektin procedural, SPAK me aktin e marrjes së Berishës si të pandehur duhet të thotë provat e reja që e kanë avancuar çështjen.
Në momentin që u mor i pandehur, SPAK nuk ka më asnjë mundësi që të mbyllë çështjen, që do të thotë se SPAK ose ka forcuar provat që ka pasur ose ka gjetur prova të reja. Kjo është ana procedurale”, tha Beci.
Kujtojmë se sot Berishës iu komunikua zyrtarisht akuza ‘korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim’ dhe ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të 2023.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi