Berisha doli sot nga arresti shtëpiak, Xhaferri: Lideri doli, vula erdhi, shpresojmë për rishikimin e “non gratës” nga SHBA
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, foli sot në studion e News 24 për lirimin e kreut të PD-së, Sali Berisha nga arresti shtëpiak.
Gjykata e Posaçme (GJKKO) dha ditën e sotme (27 Nëntor) vendimin për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Berisha.
Lidhur me këtë lajm të gëzueshëm për demokratët, Xhaferri tha se shpreson që tani më të procedohet edhe me masën “non grata” që Berishës i është vendosur nga SHBA.
“Shpresoj të kemi një apelim sa më të shpejtë me atë masë tani edhe me administratën e re dhe të vazhdojmë dhe mosbindjen tonë civile që të arrijmë standardin e Maqedonisë së Veriut për vendosje të qeverisë teknike”, tha Xhaferri.
Xhaferri: Herët a vonë ky lirim do të vinte…nuk është se jemi të lumtur sot, apo të gëzuar sepse është 11 muaj që i është bërë PD duke izoluar liderin e saj dhe po ashtu mbi 2 vite e gjysmë që u bë edhe për vulën dhe logon. Por diçka që kanë demokratët është se kanë durim kanë edhe rezistencë dhe arritën të jenë aty ku ishin, përsëri të ekzistojnë, sepse sulmet që janë bërë për PD kanë qenë sulme që ta shkatërrojnë për ta përçarë. Ne prapë jemi aty. Po të shohësh sot Grupi Parlamentar është 100% i bashkuar, të gjitha strukturat janë gati 100% të bashkuar. Lideri doli, vula erdhi, shpresojmë që të eci edhe me non gratën që të kemi një apelim sa më të shpejtë me atë masë tani edhe me administratën e re dhe të vazhdojmë dhe mosbindjen tonë civile që të arrimë standardin e MV, qeveri teknike.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi