
Berisha bëri thirrje për protestë për mbylljen e TikTok, Rama: Mendje e ikur për terital! Gratë të mbajnë burrat mbyllur më 11 Maj
Kryeministri Edi Rama ka komentuar thirrjen e Sali Berishës, i cili ftoi gjimnazistët në një protestë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok.
Rama u shpreh se thirrja e Berishës është një sinjal se nga çfarë duhet të ruhen nënat shqiptare më 11 Maj, duke u kërkuar grave që të mbajnë burrat mbyllur në shtëpi ditën e zgjedhjeve.
“U ftuan fëmijët të mos shkojnë në shkollë e të protestojnë pse do të mbyllet TikTok. Kjo është një mënyrë që nuk ka nevojë për asnjë koment dhe argumentim, por që u thotë të gjitha nënave nëse janë socialiste apo demokrate, se nga çfarë duhet të ruhen më 11 maj dhe çfarë duhet të kenë parasysh. Në 11 maj kush voton duhet të ketë parasysh që ka në dorë të mbështesë Shqipërinë për të mos humbur asnjë ditë nga negociatat me BE-në.
Thirrja e djeshme, tregon sa rreziqe të tjera mund të presim nga një mendje e ikur për terital.
Kam një thirrje për gratë demokrate: Burrat mbajini në shtëpi në 11 maj, jo fëmijët pa shkollë”, tha Rama.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi