Bektashizmi shqiptar në Luftën e Dytë Botërore, persekutimi nga osmanët

Bektashizmi shqiptar në Luftën e Dytë Botërore, persekutimi nga osmanët

Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, zhvilluan konferencën “Bektashizmi shqiptar në Luftën e Dytë Botërore”.

Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, përshëndeti dhe falënderoi për organizmin e kësaj konference kryetarin e Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushin dhe kryesinë e kësaj akademie, kërkuesit shkencorë dhe organizatorët. Në ligjëratën e tij ai foli për kontributin e klerit bektashian në gjithë vijën e historisë së njerëzimit dhe u ndal në kontributet e bektashinjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Bektashizmi u persekutua nga Perandoria Osmane dhe në shkrime gjejmë citime të prijësit të Bektashinjve Haxhi Bektash Veli “Perandoria juaj po vazhdoi me parimet e bektashizmit, pa vrarë, kanosur, pushtuar popuj e duke i robëruar ata, do jetë e pathyeshme, e në rast se do të bëjë të kundërtën atëherë do të kthehet atje ku ka qenë në fillim.
“Dhe historia e vërtetoi… Janë persekutuar shumë baballarë, shumë dedelerë edhe shumë dervishë, të cilët për të mbrojtur Teqetë për të mbrojtur Kombin, atdheun, për të mbrojtur të vërtetën për të mbrojtur të drejtën, dhanë edhe jetën. Me ardhjen e bektashizmit në Shqipëri, e më vonë Lufta e Dytë Botërore solli shumë pasoja, përfshirje të klerikëve në çlirim e vendit nga okupatori me divizën ‘Pa atdhe nuk ka fe’”, – u shpreh Kryegjyshi botëror. Më tej ai u ndal në njërën nga figurat më të spikatura, klerikun atdhetar, shenjtin Dede Ahmet Myftari.
“Një nga këto figura të shquara është edhe Shenjti Dede Ahmet Myftari. Kontributi i tij i çmuar është pasqyruar në disa botime në të cilat i gjeni edhe në bibliotekën e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Me ardhjen e bektashizmit ne Shqipëri, e më vonë Lufta e Dytë Botërore solli shumë pasoja, përfshirje të klerikëve në çlirim e vendit nga okupatori me divizën ‘ Pa atdhe nuk ka fe’. Një nga këto figura të shquara është edhe Shenjti Dede Ahmet Myftari. Kontributi i tij i çmuar është pasqyruar në disa botime në të cilat i gjeni edhe në bibliotekën e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Dede Ahmeti ka lindur më 22 shkurt të vitit 1916, në fshatin Brataj të Vlorës. Mësimet e para në shkollën fillore, i mori në shkollën e fshatit ndërsa të tjerat, në qytetin e Vlorës. Mbeti jetim qysh herët, por mundi të trashëgoj prej prindërve, dashurinë për dije, dashurinë për atdheun. Prej të afërmve të vet, u mëkua më pas, me dashurinë për besimin e kulluar bektashian”, – u shpreh Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Ai theksoi se Dede Ahmetin do ta kujtojmë përgjithmonë me nderim jo vetëm ceremonial apo emocional, por edhe si klerik, atdhetar e filozof të shquar. “E njoha Dede Ahmetin kur isha 17 vjeç. Ai hyri në jetën time dhe do të mbetet aty, deri në frymën time të fundit. Ai më mori për dore dhe më futi në rrugën e ndritur të bektashizmit, në rrugën e ndriçuar prej Pirit tonë Haxhi Bektash Veliu.
Dede Ahmeti ka qenë dhe mbetet një gurë i rëndë në themelet e bektashizmit shqiptar dhe atij botëror. Me urtësinë e tij, me zgjuarsinë e tij, me guximin e tij, Dede Ahmeti për dhjetë vjet rresht, mbajti mbi shpatulla një varg problemesh me të cilat përballej bektashizmi ynë i kulluar. Ai kurrë nuk u qa, kurrë nuk u ankua, kurrë nuk e lëshoi veten edhe në situatat më të vështira. Në mënyrë të veçantë, kruajua dhe guximi i tij, shkëlqyen në vitet e vështira të internimit, në fshatin Drizar të Mallakastrës. Aty u shfaq si rrallë herë qëndresa e tij. Ndërroi jetë në 10 korrik 1980. Ai mbetet një figurë e shquar për bektashizmin në Shqipëri dhe në botë”, – tha ai.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i ASHSH, akad. Skënder Gjinushi theksoi se pjesëmarrja e bektashinjve në Luftën e Dytë Botërore është një vlerë e shtuar në historinë e luftës së popullit shqiptar kundër fashizmit. Ndërsa akad. Hamit Kaba mbajti kumtesën “Baba Faja dhe bektashinjtë shqiptarë në burimet britanike e amerikane”.
Ai tha se klerikët shqiptarë janë treguar luajalë ndaj politikës, patriotë dhe mbështetës të pavarësisë së vendit, pavarësisht nga pozicioni i tyre hierarkik dhe qendrave botërore fetare nga të cilat vareshin. prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi vlerësoi Luftën Nacionalçlirimtare, që e renditi Shqipërisë përkrah fituesve të Luftës së Dytë Botërore dhe që i ktheu Shqipërisë lirinë dhe pavarësinë. Ai vuri në dukje vlerat politike, ekomomike, shoqërore dhe kombëtare të Luftës Nacionalçlirimtare, ku edhe dëshmorët e saj duhen kujtuar dhe nderuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi