Begaj caktoi 4 gushtin për zgjedhjet në Himarë, reagon Bardhi: Çfarë turpi për Presidentin që shkel hapur Kushtetutën
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas dekretimit të datës së zgjedhjeve në bashkinë Himarë nga presidenti Bajram Begaj.
Bardhi shprehet se Presidenti ka shkelur hapur Kushtetutën duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
“Çfarë turpi për Pesidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës” shkruan ndër të tjera ai.
Reagimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi
Çfarë turpi për Pesidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
Teatri i sotëm i koordinuar mes Edi Ramës dhe një gjenerali të bërë ushtar, është një atentat ndaj shtetit ligjor, që tregon asgjesimin politik të institucionit të Presidentit të Republikës. Vendimi i sotëm i KQZ nuk është ende i ekzekutueshëm pa kaluar afati i ankimit.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj gabon rëndë kur mendon se problemet e tij të integritetit në detyrat shtetërore pararendëse do i tejkalojë duke u sjell si vartës i rëndom i Edi Ramës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi