BASKETBOLL U-18/ Kategoria e tretë e Kampionatit Europian, Shqipëria fiton bronz me vajzat e djemtë

BASKETBOLL U-18/ Kategoria e tretë e Kampionatit Europian, Shqipëria fiton bronz me vajzat e djemtë

Postuar: Korrik 29, 2024 | 9:34

Shqipëria e ka përfunduar me medalje bronzi konkurrimin e saj në Divizionin C të Kampionatit Europian të basketbollit si me vajzat gjithashtu edhe me djemtë, duke siguruar vend podiumi në niveli e tretë kontinental të sportit të koshit për moshat U-18.Kombëtarja e femrave fitoi dje kundër Qipros me rezultatin e thellë 70- 55 (16-10, 11-12, 24-15, 19-18) në sfidën e zhvilluar në Prishtinë, aty ku dhe u mbajt Divizioni C. Vajzat e drejtuara nga trajnerja Mirza Alibegaj dominuan tërësisht ndaj rivaleve të tyre nga Qipro, ndërsa MVP u shpall Martina Haxhiu me 10 pikë e 16 kërcime. Fituese e Divizionin C u shpall Kosova, që mundi në finale Azerbajxhanin me rezultatin 75-65.
Ndërkohë në finalen e vogël festoi edhe Shqipëria e djemve, e cila fitoi gjithashtu thellë kundër Armenisë në shifrat 79-53 (23-11, 17-19, 21-7, 18- 16). Para të rinjtë e trajnerit Besim Dervishaj e komanduan lojën nga fillimi deri në fund, ndërsa MVP u shpall Viktorio Hida, i cili bëri një paraqitje të jashtëzakonshme me 21 pikë, 20 kërcime e 6 asistime.
Divizioni C u organizua në Elbasan në mënyrë të shkëlqyer, ndërsa kampione u shpall Azerbajxhani, i cili mundi në finale Luksemburgun 77-71.PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi