BASKETBOLL/ Kupa e FSHB-së në Elbasan, zbardhet kalendari

BASKETBOLL/ Kupa e FSHB-së në Elbasan, zbardhet kalendari

Postuar: Shtator 19, 2024 | 12:12

Pas hedhjes së shortit për kampionatet kombëtare, basketbolli shqiptar do të nisë zyrtarisht sezonin fundjavën e fundit të shtatorit me Kupën e Federatës.

Bëhet fjalë për një kompeticion më tepër testues për ekipet, por që si zakonisht dhuron përballje interesante. Kupë e FSHB-së 2024 do të mbahet në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan nga data 27 deri më 29 shtator. Federata së fundmi ka zyrtarizuar edhe ekipet pjesëmarrëse në këtë aktivitet, teksa te femrat eventi do të mbahet me sistemin “Final 4”.
Kështu Tirana-Elbasani dhe Flamurtari-Studenti do të matin forcat në gjysmëfinalet. Fituese në fuqi e këtij kompeticioni është Flamurtari. Në radhët e meshkujve Kupa e FSHB-së do të zhvillohet me pesë ekipe, Besëlidhja do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin që do të dalë nga çifti Fieri-Elbasani, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Tirana dhe Apolonia.
Në dy edicionet e fundit është Besëlidhja skuadra që ka arritur të triumfojë në këtë kompeticion. Me përfundimin e këtij aktiviteti, në javën e parë do të tetorit do të zhvillohen finalen e Superkupës. Për femra do të kemi sfidën Tirana-Flamurtari, ndërsa të meshkujt do të përballen në finale Besëlidhja dhe Tirana.

Më tej do të vijohet normalisht më startin e kampionateve kombëtare, ndërsa pritet të mësohet edhe formati i Ligës Unike te meshkujt, nëse do të jetë me grumbullim si në edicionin e kaluar, apo do të zhvillohet me sezon të rregullt njësoj si te femrat.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi