BASKETBOLL KATEGORIA E PARË/ Partizani, Elbasani dhe Skënderbeu bindin në start

BASKETBOLL KATEGORIA E PARË/ Partizani, Elbasani dhe Skënderbeu bindin në start

Postuar: Tetor 14, 2024 | 13:40

Kategoria e Parë e basketbollit për meshkuj ka zhvilluar të shtunën dhe të dielën javën e parë të kampionatit.Java u hap më takimin ndërmjet Pogradecit dhe Skënderbeut. Gjithçka e thjeshtë për korçarët, të cilët fituan në transfertë me rezultatin treshifror 75- 105. Të shtunën zbriti në parket edhe Partizani, skuadra më e titulluar e basketbollit shqiptar.
Të kuqtë fituan thellë 49-77, takim ku bëri debutimin me të rriturit edhe Kristi Koçi, i cili la menjëherë gjurmë duke shënuar edhe 5 pikët e para, për t’i shtuar edhe 6 kërcime dhe po kaq asistime.
Në takimin e fundit, Elbasani mposhti Fierin dje në transfertë në shifrat 96-65, duke marrë edhe kreun falë diferencës së koshave.PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente