BASKET U-20/ Shqipëria e mbyll me humbje, renditet e 18-të në Divizionin B
Postuar: Korrik 22, 2024 | 15:02
Shqipëria U-20 e basketbollit për djem e ka mbyllur në vend të 18-të konkurrimin e saj mes 21 ekipeve në Divizionin B të Kampionatit Europian që u mbajt në Pitesht të Rumanisë.Pas fitores emocionuese në të shtunës ndaj Armenisë në shifrat 88-72 (19-18, 18- 11, 14-23, 18-17, 19-3), sfidë e vendosur me kohë shtesë, kuqezinjtë zbritën dje në parket për ndeshjen e fundit për vendet 17/18 kundër Zvicrës. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Glen Prodani u mund me rezultatin e thellë 94-51 (31-8, 15-9, 19-20, 29-14), një takim i dominuar nga zviceranët, të cilët e komanduan lojën që nga fillimi.
Për u përket paraqitjeve individuale në këtë takim, të vetmit lojtarë që mbërritën në kuotë dyshifrore pikësh ishin Arden Begaj me 12, duke u shtuar edhe kërcime si dhe Genti Cokaj me 10 pikë, i cili regjistroi gjithashtu edhe 7 kërcime. Kështu Shqipëria U20 e përfundon aventurën e saj me 2 fitore dhe 5 humbje në nivelin e dytë të kompeticionit Europian për këtë grupmoshë.
Tashmë do të jetë radha e përfaqësuesve kuqezi të moshave U-18, të cilat do matin forcat në Divizionin C të kësaj grupmoshe, kompeticione që të mbahen në datat 23-28 korrik. Eventi i djemve do të zhvillohet në Elbasan, ndërsa sfidat e vajzave do të luhen në Prishtinë.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi