Bardhi replikon me Peleshin: Dhunuesit e shesin veten si viktimë! Kolegët e PS keqpërdoren për të provokuar! S’do ketë dialog me…

Bardhi replikon me Peleshin: Dhunuesit e shesin veten si viktimë! Kolegët e PS keqpërdoren për të provokuar! S’do ketë dialog me…

Kryetari i Grupit të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të homologut të PS-së, Niko Peleshi i cili denoncoi dhunën e demokratëve mbi deputeten e PS, Milva Ekonomi.
Sipas Bardhit kurrë s’ka ndodhur që dhunuesi ta shesë veten si viktimë, dhe trafikanti si shenjtor dhe denoncuesit si kriminel.

Ai është shprehur se PS ka urdhëruar Gardën të dhunojë opozitën, ndërkohë që kolegët e PS keqpërdoren për t’i provokuar.
Gazment Bardhi është shprehur se me dhunuesit nuk do të ketë kurrë dialog. “Kurrë s’ka ndodhur që dhunuesit ta shesin veten si viktima; trafikantët si shenjtor e denoncuesit si kriminel; të korruptuarit si deputetë të nderuar dhe deputetët e nderuar si të padenjë për të ushtruar mandatin e tyre; apo kriminelët si shtetar që po bëjnë shtet.
Urdhërojnë Gardën të dhunojnë opozitën dhe keqpërdorin deputetet e PS për të provokuar kolegët e tyre që janë në të drejtën e vet për tu mos u penguar pa ligj të ushtrojnë mandatin që i kanë dhënë qytetarët, dhe më pas thonë se duhet dialog.
Me dhunuesit nuk mund të ketë dialog, me antiligjin nuk mund të bisedosh, me provokuesit nuk mund të arsyetosh. Rezistenca dhe mosnënshtrimi është i vetmi mjet që i ka mbetur deputetëve të opozitës.
Apeloj çdo koleg të mazhorancës që privatisht e cilëson Edi Ramën si Saddam Hussein shqiptar, që të mos keqpërdoret kundër deputetëve të opozitës dhe të mos i nënshtrohen metodave autoritare të Edi Ramës kundër opozitës. Në të kundërt, shumë shpejt do jetë radha e tyre të jenë viktima të Saddam Hussein shqiptar – Edi Ramës. Prej kohësh Edi Rama dhe metodat e tij antidemokratike kundër qytetarëve dhe opozitës janë shndërruar në një rrezik kombëtar”, shprehet Bardhi.
LEXO Reagimin e Peleshit: “U tejkalua çdo kufi me cenimin fizik të deputetes së mazhorancës”- Tensionet në Komisionin Hetimor, kreu i Grupit Parlamentar të PS: Kolegët e PD t’i rikthehen rrugës së arsyes! Dhuna dhe bllokimet…
 
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi