Bardhi qëndron para autobotit me ujë: Protesta, e ligjshme! S’jemi kriminelë, nuk ka arsye që të dhunohemi

Bardhi qëndron para autobotit me ujë: Protesta, e ligjshme! S’jemi kriminelë, nuk ka arsye që të dhunohemi

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi e quan të drejtë kushtetuese protestën e opozitës.

Teksa qëndronte para autobotit me ujë, Bardhi tha se nuk ka asnjë arsye që deputetët e opozitës dhe protestuesit të dhunohen.
“Protestuesit janë në të drejtën e tyre, nuk kanë bllokuar asnjë makinë. Policia ka marrë masa për të devijuar trafikun, cfarë nevoje ka për të dhunuar. Ca është kjo juntë policore që dhunon deputetët e opozitës dhe qytetarët.
Do qëndrojmë për aq sa do jetë e nevojshme. Nuk ka asnjë arsye për të dhunuar. Ne nuk jemi kriminelë. Këta janë kundër popullit dhe kundër qytetarëve”, tha Gazment Bardhi.
Ndërkohë nga ana tjetër, policia e quan vepër penale bllokimin e rrugëve, duke bërë herë pas herë thirrje që të lirohen akset rrugore.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi