Bardhi dorëzon në SPAK padinë ndaj deputetëve të PS: Mosekzekutimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, krim i rëndë që dënohet deri në 3 vite burg
Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka dorëzuar në SPAK padinë ndaj deputetëve të mazhorancës, lidhur me moszbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Mosekzekutimi i një vendimi të Gjykatës kushtetuese përbën vepër penale, është krim që dënohet me tre vite burgim për këtë arsye i jemi drejtuar SPAK”, tha Bardhi.
Pas mbledhjes së Grupit të PD-së, në një prononcim për media, Bardhi ka folur në lidhje me kallëzimin që i është bërë deputetëve të opozitës në lidhje me djegien e karrigeve.
Ai tha se djegia e karrigeve mund të sjellë dëmshpërblim nga ana e deputetëve, është punë e tyre.
“Të akuzosh deputetët e opozitës që kanë kryer krim që këto s’kanë lënë gjë pa vjedhur. Ne akuzohemi se paskemi djegur karriget, që janë mjet i punës. Djegie e karrigeve mund të sjellë dëmshpërblim nga ana e deputetit. Se ça bëjnë deputetët me mjetet ë tyre të punës, është punë e jona”, tha ai.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi