Avokatja kërkoi praninë e Fredi Belerit në seancë, KQZ shtyn vendimin për mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës! Ja kur do të zhvillohet
KQZ ka shtyrë vendimin për mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i dënuar me 2 vite burg për blerje votash.
Seanca do të zhvillohet ditën e nesërme (5 Korrik) në orën 10:30 për të mundësuar edhe pjesëmarrjen e Fredi Belerit në procesin administrativ ndaj tij.
Nuk dihet nëse Fredi Beleri do të paraqitet fizikisht në seancë apo përmed një platforme komunikimi elektronike nga ambuentet e burgut të Fierit, ku po vuan edhe dënimin.
Ilir Celibashi: Çështja është si do ta realizojmë nga pikëpamja teknike. Ndoshta mund ta organizojmë, nuk e di se kur, por ndoshta që të mos të duhet të vijë nga vendi i vuajtjes së dënimit të paraqitet fizikisht mund ta organizojmë edhe me një platformë komunikimi elektronike.
Avokatja: Për procedurën është drejta juaj ta vendosi. Sa i takon afatit të shtyrjes ditën e sotme është e pamundur për tu zhvilluar. Duhet të lini një datë tjetër ose të urdhërohet shoqërimi i tij dhe të vijë fizikisht në seancë, ose ti krijohen kushtet në IEPV ku ndodhet. Por ditën e sotme kemi edhe angazhime të tjera dhe e kemi të pamundur për ta zhvilluar ditën e sotme.
Ilir Celibashi: Atëherë për sot e mbyllim dhe seancën do ta lëmë për ditën e nesërme ora 10:30.
Do të shikojmë se si do ta zhvillim çështjen e pranisë së Belerit apo për të mundësuar kërkesën e tij për të prezantuar ai personalisht pretendimet e veta në lidhje me çështjen.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi