“Aty shahet nga mëngjesi në darkë, tek klubi puthen të gjithë”- Erion Braçe komenton tensionet në Parlament dhe ironizon opozitën: Shefi i tyre nuk bëhem dot…
Seanca e sotme parlamentare ka zgjatur vetëm pak minuta. Edhe pse deputetët e opozitës nuk u lejuan të futeshin në Kuvend, kryetarja Elisa Spiropali nuk e zgjati më shumë se 27 minuta.
Në përfundim, për mediat ka folur vetëm socialisti Erion Braçe, i cili teksa komentoi aksionin e opozitës dhe tensionet në Kuvend tha se “aty shahet nga mëngjesi në darkë, ndërsa te lokali puthen të gjithë”.
I pyetur nëse aksioni opozitar ngjante me aksionin e dikurshëm kur PS ishte në opozitë, Braçe u shpreh se asnjëherë nuk kanë shkuar në Kuvend me shishe me benzinë.
“Kanë tjetër shef ata, unë nuk bëhem dot shefi i tyre. Keni parë të vij ndonjëherë të vij me benzinë në Parlament? Ndonjë tjetër keni parë ndonjë tjetër me benzinë?
Aty shahet nga mëngjesi në darkë, hyni dhe të dëgjoni, poshtë lart etj. Te klubi, jo, te klubi puthen të gjithë”, tha Braçe.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi