“Assad shkoi te Putini, ndërsa Rama mund të shkojë…”- Berisha: Nuk heqim dore nga mosbindja civile! Të bëjmë mobilizim maksimal për 23 dhjetorin

“Assad shkoi te Putini, ndërsa Rama mund të shkojë…”- Berisha: Nuk heqim dore nga mosbindja civile! Të bëjmë mobilizim maksimal për 23 dhjetorin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për mobilizim për protestën e 23 dhjetorit. Gjatë një takimi me kryetarët e degëve, kreu i PD tha se nuk do të heqin dorë nga mosbindja civile, pasi kjo është rruga e vetme që sipas tij i çon drejt fitores.

Po ashtu Sali Berisha kërkoi angazhim për identifikimin e shqiptarëve jashtë vendit. Sipas tij kryesore është puna me listat në cdo qendër votimi. “Kush nga këta është dhe ku është”, tha Berisha, duke përgëzuar punën në Devoll, që sipas tij ka ecur mire me identifikimin.
“Të bëjmë natën ditë. Organizimi, organizim, organizim duhet të jetë fjala jonë dhe të jemi njerëz që trokasim në cdo derë dhe bisedojmë me gjithsecilin.
Ata mbrohen vetëm nëse ne nuk jemi në nivelin që nuk na takon. Misioni jonë është fitorja. Nuk duhet të lodhemi kurrë së protestuari kur thërrasim mosbindjen civile
Është caktuar data 23, të bëjmë mobilizimin maksimal që Tirana të jetë në duart e qytetarëve. Të jetë një ditë që të jehojë.
Nuk heqim dorë nga mosbindja civile, sa diktatori të jetë aty. PO ja mbathi bashkë me Olsin kudo që të shkojë do ta gjejmë. Ai shkoi te Putini, ky mund të shkojë të Vuçiç, por nuk e mban dot.
Mosbindja civile është arma jonë, është rruga jonë drejt fitores”, tha Sali Berisha, i cili u shpreh i bindur se rruga drejt fitores me 11 maj eshte e sigurt.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente