Arrestohet një 14-vjeçar në Vlorë për armëmbajtje pa leje! Momenti kur policia i gjen pistoletën dhe 130 fishekë brenda çantës

Arrestohet një 14-vjeçar në Vlorë për armëmbajtje pa leje! Momenti kur policia i gjen pistoletën dhe 130 fishekë brenda çantës

Policia, ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe rreth 130 fishekë, që janë gjetur në çantën e një 14-vjeçari.
 
Siç shihet edhe nga pamjet, pistoleta dhe municioni luftarak mbahej në një çantë dore, ndërsa i mituri është vënë në pranga për armëmbajtje pa leje.
Policia ka nisur punën për identifikimin e personit që i ka dhënë armën 14-vjeçarit.
LEXO EDHE: “Më tha se ishte lodër”- Pa videon e të birit me pistoletë dhe denoncoi ngjarjen në polici, flet babai i 14-vjeçarit: E gjeti në një godinë të pabanuar pranë shkollës, aty dyshohet se…! Si e zbulova
Deklarata e drejtorit të DVP Vlorë, Elidon Çela:
Dua tju bëj me dije, gjatë dy javëve të fundit, dhjetëra prindër dhe pjestarë të stafeve pedagogjike të qarkut Vlorë kanë kontaktuar Policinë, duke ndarë shqetësime dhe informacione mbi aktivitetet dhe sigurinë e fëmijëve të tyre, kryesisht të moshave 12 deri në 18 vjeç. Këto informacione kanë qenë të vlefshme dhe kanë ndihmuar në orientimin e veprimeve tona parandaluese.
Një shembull konkret është rasti i një 14-vjeçari, ku, falë informacionit të siguruar dhe punës profesionale nga Policia e Vlorës, ditën e djeshme është bërë e mundur që, nëpërmjet një fotografie të gjetur në celularin e tij dhe pas një pune profesionale me psikolog, prind dhe punonjës social, të gjendej e fshehur në një motomjet pranë një banese një armë zjarri pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë, të cilat I kishte fshehur ky 14-vjeçar. Nga ana jonë vijon puna intensive për të identifikuar personin që ia ka dhënë armën këtij 14-vjeçari, i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente