“Arrestimi i Beqajt, arritje e madhe”- Shabani: SPAK ka kapacitetet që të hetojë korrupsionin e qeverisë

“Arrestimi i Beqajt, arritje e madhe”- Shabani: SPAK ka kapacitetet që të hetojë korrupsionin e qeverisë

Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani, deklaroi mbrëmjen e sotme se SPAK është në një luftë të përditshme dhe me sa shikohet këta prokurorë e dublikojnë rastet.

Nga studioja e emisionit ‘Open’ në News, Shabani solli në vëmendje rastin e ish-ministrit Saimirit Tahiri apo edhe Ilir Beqajt dhe sipas tij, ky dublikim ndodh sepse përballë SPAK ka njerëz shumë të fuqishëm që bëjnë çdo përpjekje që të mos ndëshkohen.
“Ilir Beqaj nuk është i vetmi që ka vjedhur fondet e BE-së, por ky duhet të ndëshkohet për vjedhjen që u ka bërë shqiptarëve. Për të gjitha duhet dënuar. Ilir Beqaj është një mik i Edi Ramës, jam i bindur që kanë vjedhur bashkë. Edi Rama është sponsori kryesor i tij dhe në momentin që ai arrestohet, madje ditën e ditëlindjes së Kryeministrit, dhe mendoj se ky është një rast që provon që SPAK ka kapacitetet që të hetojë korrupsionin e Qeverisë”, tha Shabani.
Sipas tij, ndodh për herë të parë në 30 vjet që një personazh i sponsorizuar nga Kryeministri të arrestohet.
“Kjo është një arritje e madhe, nuk ka ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë, që drejtësia të arrestonte një person që ishte mik apo i sponsorizuar në maksimum nga Kryeministri”, tha ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi