Apeli shtyn shpalljen e vendimit për Ervin Salianjin, deputeti i PD: Çështja e montuar për të më goditur politikisht
Gjykata e Apelit shtyu për në datën 26 shtator shpalljen e vendimit për deputetin e PD, Ervin Salianji, i cili në një deklaratë për mediat tha se çështja ndaj tij është e montuar për ta goditur atë politikisht si përfaqësues i opozitës.
“Këtu ka tre personazhe, është gazetari Jetmir Olldashi, Albert Veliu dhe një tjetër, Alfred Alizoti. Avokati nxjerr termin Babale, sepse e kanë babalizuar vendin. Denoncimi publik i bërë në maj nga ana ime në emër të PD, në orën 11, ka bërë të mundur që po në të njëjtën ditë të shkojë në burg Geron apo Agron Xhafaj i dënuar për trafik narkotikësh. Nuk ka dalë të përgënjeshtrojë që thotë ky nuk është zëri im. Këtu është një audioregjistrim i bërë nga gazetari. Nuk kemi të bëjmë me një videoje, unë nuk kam njohje me Geron apo Agron Xhafën. Unë nuk kam njohje me Albert Veliun, nuk kam njohje me Alfred Alizotin në të cilën ka dëshmi dhe përgjimet zyrtare si paguhet nga Ardi Veliu dhe nga Albert Lushi dhe nga një famoz tjetër, që quhet Andon Marko në atë kohë zv.drejtor. Të gjithë këta personazhe të përfshirë për të montuar politikisht një çështje për të goditur politikisht mua si përfaqësues të opozitës u demontuan”, tha Salianji.
Ai tha më tej se nuk ka asnjë provë që e inkriminon atë, ndërsa tha se të gjithë emrat që ai i ka denoncuar i ka të faktuara me dokumente.
Salianji u shpreh se një i dënuar për trafik drgoe po zgjat gjyqin.
“Nga audio në Gjykatë u vërtetua nuk ka asnjë provë që mund të më inkriminojë. Shiheni pak diskutimin, nëse unë flas me emra konkrete, un kisha argumente, argumenti i palës tjetër, që është avokati i ish ministrave të korruptuar, nxjerr një term të pa dëgjuar, Babale, sepse e kanë babalizuar Shqipërinë”, u shpreh nder te tjera Salianji.
Salianji sfidoi duke thënë se le të nxjerrin një dokument që “unë kam një njohje me ta dhe nuk dal më në publik”.
“Për ta quajtur këtë proces që nuk ka kallëzim kanë futur një vendim në gjykatën e shkallës së parë në mënyrë të falsifikuar dhe të fshehtë. Personi që e ka futur është Artan Gjermeni, si shërbëtor i bandës së Lushnjës”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi