Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Ervin Salianjin, deputeti i PD dënohet me 1 vit burg

Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Ervin Salianjin, deputeti i PD dënohet me 1 vit burg

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për të dënuar me një vit burg, deputetin e PD, Ervin Salianji për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.

Në një prononcim për mediat, deputeti demokrat nuke  konsideroi te drejte vendimin, ndersa tha se ky është një dënim politik.
“Unë kam bërë një shërbim të madh për interesin publik. Nuk kam bërë një betejë për të vjedhur dhe për të vrarë, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës. Do ta bëj këtë betejë. Në të ardhmen do keni procese jo Babale, por Mamale.
Jam i nderuar, kam një medalje e cila shndrit në të gjithë karrierën politike. Do diskutojmë prapë për ti hyrë procesit në themel.
E gjitha kjo bëhet para para zgjedhjeve. Bëhet për shkak të problematikave që këtë kanë.  Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme, nuk jam i pari që bëj punë. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu”, tha deputeti i PD.
Deputeti demokrat Salianji paralajmëroi se do të ndjekë hapët e tjera ligjore, ndoshta në gjykatat nderkombetare.
“Do të ndjekim të gjitha procedurat e tjera gjyqësore, kjo është një vendimmarrje që në gjykatat shqiptare të ndryshohet”, tha ai.
Në seancën e sotme, në mbështetje të Salinjit, ishin një grup i konsiderueshëm deputetësh demokratë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi