Apeli la në burg Fredi Belerin, reagon ministria e Jashtme e Greqisë: Duhet ta lejoni të bëjë betimin në Parlamentin Europian

Apeli la në burg Fredi Belerin, reagon ministria e Jashtme e Greqisë: Duhet ta lejoni të bëjë betimin në Parlamentin Europian

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila la në burg kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Në një njoftim zyrtar, Athina kërkon nga autoritetet shqiptare që Beleri të lejohet të bëjë betimin në Parlamentin Evropian, pasi ai u zgjodh eurodeputet i partisë Demokracia e Re në Greqi.

“Që në fillim, Greqia kishte shprehur shqetësimin dhe reflektimin e saj për shumë aspekte të çështjes lidhur me ndjekjen penale të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Në veçanti, rezervat lidhur me cenimin e prezumimit të pafajësisë, natyrën e provave të paraqitura, zbritjen e dënimit të tij, dhënien e një dënimi joproporcional dhe heqjen e së drejtës së tij për të bërë betim, me rezultat që Bashkia e Himarës administrohet prej një viti nga persona që nuk kanë legjitimitet demokratik.
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë vjen në mbështetje të këtyre shqetësimeve për nivelin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri.
Beleri sot nuk është vetëm kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës. Ai është gjithashtu anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian. Pra është një detyrim i autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë atij mundësinë për të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Evropian, duke filluar nga betimi i tij, korrikun e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/apeli-la-ne-burg-fredi-belerin-reagon-ministria-e-jashtme-e-greqise-duhet-ta-lejoni-te-beje-betimin-ne-parlamentin-europian/”>Burimi</a>