Ambasadori i BE në Tiranë takim me kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Gonzato: KLSH luan rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit

Ambasadori i BE në Tiranë takim me kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Gonzato: KLSH luan rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit

Ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu.

Nëpërmjet një postimi në “X”, Gonzato shkruan se KLSH luan një rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit, përdorimit efikas të fondeve publike, si dhe në mbështetjen e Kuvendit në mbikëqyrjen e tij buxhetore.
Më tej, Gonzato ka treguar se gjatë takimit të sotëm me Shehun, u diskutua mbi forcimin e rolit të KLSH-së, ndërsa e ka inkurajuar për të vazhduar përpjekjet për përmirësimin e aksesit dhe përdorimit të raporteve të auditimit nga Parlamenti, OSHC-të dhe qytetarët.
Postimi i plotë
Kontrolli i Lartë Shtetit luan një rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit dhe parandalimin e tij, në promovimin e qeverisjes së mirë dhe përdorimit efikas të fondeve publike, si dhe në mbështetjen e Kuvendit në mbikëqyrjen e tij buxhetore.
Gjatë takimit të sotëm me Kryetarin e tij, Arben Shehu, folëm për forcimin e rolit të KLSH-së. Gjithashtu e inkurajova atë që të vazhdojë përpjekjet për përmirësimin e aksesit dhe përdorimit të raporteve të auditimit nga Parlamenti, OSHC-të dhe qytetarët.

The Albanian Supreme Audit Institution plays a crucial role in fighting and preventing corruption, in promoting good governance and an efficient use of public funds, and in supporting Parliament in its budget oversight.1/2 pic.twitter.com/sQPnEr60TM
— Silvio Gonzato (@EUAmbAL) June 26, 2024

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/ambasadori-i-be-ne-tirane-takim-me-kreun-e-kontrollit-te-larte-te-shtetit-gonzato-klsh-luan-rol-vendimtar-ne-luften-kunder-korrupsionit/”>Burimi</a>